Leclerc për situatën që po kalon Ferrari: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

Charles Leclerc ka folur për situatën që është duke e kaluar ai dhe ekipi i tij, Ferrari, në këtë stad të sezonit. Ndonëse e filloi shumë mirë duke i arritur disa fitore e podiume, piloti nga Monaco dhe vetë Ferrari filluan të ngecin në shumë prej garave që mendohej se do të jenë rivalë të…

Sport

09/09/2022 15:08

Charles Leclerc ka folur për situatën që është duke e kaluar ai dhe ekipi i tij, Ferrari, në këtë stad të sezonit.

Ndonëse e filloi shumë mirë duke i arritur disa fitore e podiume, piloti nga Monaco dhe vetë Ferrari filluan të ngecin në shumë prej garave që mendohej se do të jenë rivalë të fortë.

Marrë parasysh startin fantastik, u krijua ideja se Ferrari do të kthehet në rrugën e titujve, mirëpo tash për tash nuk mund të thuhet me siguri diçka e tillë, pas shumë pikëve të lëna rrugës.

Gjithsesi, Leclerc bën thirrje për bashkim, në mënyrë që këto situata të kalohen më lehtë.

Gjithmonë ka thashetheme rreth një ekipi të Formula 1 dhe veçanërisht me Ferrarin, por unë mendoj se ajo që është e rëndësishme në ato momente është të mos shpërqendroheni me çdo gjë që thuhet”, tha Leclerc.

“Ne jemi shumë të bashkuar si ekip dhe mendoj se duhet të vazhdojmë kështu. Ne kemi treguar se kemi qenë të shkëlqyer nga viti i kaluar në këtë vit me këtë lloj paraqitjeje dhe duhet të vazhdojmë në atë drejtim”, shtoi tutje ai.

“Unë mendoj se do të jetë një fundjavë pak e vështirë”, tha Leclerc.

“Të paktën në letër, do të jetë një fundjavë e vështirë Ne presim që Red Bull të jetë më i fortë. Karakteristikat e pistës nuk i përshtaten saktësisht makinës sonë. Ne kemi pasur disa surpriza të mira dhe të këqija këtë vit, kështu që shpresojmë që kjo të jetë një nga të mirat”, përfundoi ai.

Italian GP do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për Ferrarin dhe një fitore atje do ta zvogëlonte sadopak honin në mes të pikëve me Red Bullin që është arratisur shumë. /Lajmi.net/