Leclerc: Penalltia në Suzuka ishte korrekte
Charles Leclerc e ka pranuar se shkeli rregulloren në luftën e tij me Sergio Perez, në xhiron e fundit të garës në Suzuka. Charles Leclerc beson se penalltia prej pesë sekondave që e zhvendosi atë në pozitën e tretë në Suzuka, ishte thirrje korrekte nga F1, përcjell lajmi.net. Piloti i Ferrari e gjeti veten në…
Sport
Charles Leclerc e ka pranuar se shkeli rregulloren në luftën e tij me Sergio Perez, në xhiron e fundit të garës në Suzuka.
Charles Leclerc beson se penalltia prej pesë sekondave që e zhvendosi atë në pozitën e tretë në Suzuka, ishte thirrje korrekte nga F1, përcjell lajmi.net.
Piloti i Ferrari e gjeti veten në një presion të madh nga Sergio Perez i Red Bull dhe tejkaloi limitet.
“Bëra një gabim, provova ta minimizoja atë duke provuar të vazhdoja drejt”, ka thënë Leclerc, përcjell lajmi.net.
“Nuk isha në dijeni se ajo ishte xhiroja e fundit. Por, penalltia prej pesë sekondave ishte gjëja e duhur, të jem i sinqert”, shtoi piloti i lindur në ‘Monaco’.
Për Leclerc tashmë gjasat për titullin kampion janë mbyllur edhe matematikisht. Krejt çka i mbetet pilotit të Ferrari është gara për pozitën e dytë, pikërisht me Sergio Perez. /Lajmi.net/