Leclerc pas dështimit në French Grand Prix: Dua të qëndroj vetëm
Charles Leclerc është shprehur i zhgënjyer pas dështimit të madh që pati në “French Grand Prix”. Piloti u shpreh se tanimë dëshiron të mbyllet në shtëpi deri në garën e radhës, pasi është i zhgënjyer me performancën e tij së fundi në F1. Garuesi nga Monaco përfundoi në vendin e 19, shumë larg podiumit të…
Sport
Charles Leclerc është shprehur i zhgënjyer pas dështimit të madh që pati në “French Grand Prix”.
Piloti u shpreh se tanimë dëshiron të mbyllet në shtëpi deri në garën e radhës, pasi është i zhgënjyer me performancën e tij së fundi në F1.
Garuesi nga Monaco përfundoi në vendin e 19, shumë larg podiumit të cilin e synonte.
E krejt kjo paraqitje sigurisht se i ka pasur efektet e veta edhe në gjendjen emocionale të tij që nuk po mund ta kapërdijë aq lehtë.
“Do ta mbyllë veten në shtëpi deri sa të vijë kohë që ta zë aeroplanin për në Budapest. Thjesht, dua të qëndroj vetëm”, u shpreh ai.
Gara e ardhshme për Leclerc do të jetë më 31 korrik në Hungari. /Lajmi.net/