LeBron James thyen heshtjen pas lëndimit
LeBron James u lëndua dje në ndeshjen ndaj Atlanta Hawks.

Sport
LeBron u largua nga loja pas një dueli ku lëndoi kyçin e këmbës së djathtë, transmeton lajmi.net.
James edhe pse pësoi lëndim, vazhdoi edhe disa minuta ku shënoi një tre pikësh para se të dilte nga loja përfundimisht dhe të drejtohej në zhveshtore.
Lëndimin e James e konfirmoi edhe klubi i Lakers, ku deklaruan se basketbollisti ka pësuar lëndim të rëndë në kyçin e këmbës dhe do jetë jashtë fushave për një kohë të caktuar.
Pas lëndimit, edhe vet James reagoi në rrjetin e tij social, Twitter.
“Asgjë nuk më acaron sesa paaftësia që të ndihmoj skuadrën time”, tha ai.
“Jam i lënduar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, tha James.
“Rruga e rikuperimit fillon tani. Do kthehem shpejt thuajse nuk u largova kurrë”, përfundoi LeBron James./Lajmi.net/
Nothing angers and saddens me more than not being available to and for my teammates! I’m hurt inside and out right now. ??♂️. The road back from recovery begins now. Back soon like I never left. #ThekidfromAKRON??
— LeBron James (@KingJames) March 21, 2021