LeBron fiton duelin me Giannis, Lakers mposhtin Milwaukee
Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e radhës në kuadër të NBA.
Sport
Lakers kanë arritur të mposhtin skuadrën me rekordin më të mirë në NBA, me rezultatin 113:103, shkruan lajmi.net.
Më i miri në këtë ndeshje ishte padyshim LeBron James, i cili regjistroi 37 pikë, tetë kërcime, shtatë asistime dhe tre topa të vjedhur.
Performancë të mirë pati edhe Anthony Davis, me 30 pikë, nëntë kërcime e dy bllokada.
Te Lakers pikë dyshifrore realizoi edhe Kyle Kuzma (11), i cili shtoi edhe tetë kërcime e një asistim.
Në anën tjetër, te Milwaukee u dallua Giannis Antetokounmpo, me 32 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.
Me këtë fitore, Lakers kanë siguruar zyrtarisht një vend në ‘Play Off’. Kjo gjë ndodh te Lakers për herë të parë që nga viti 2013. /Lajmi.net/