Leao gjithnjë e më afër rinovimit me Milanin

Rafael Leao pritet të vazhdojë edhe më tej me Milanin. Leao ka kontratë me ‘Rossoneri’ deri në vitin 2024 dhe rinovimi duket të jetë afër. Së fundmi lidhur me këtë ka folur edhe drejtori i ekipit, Maldini duke thënë që janë në përpjekje për të rinovuar. “Jemi në bisedime për të vazhduar kontratën me Leao.…

Sport

14/01/2023 12:07

Rafael Leao pritet të vazhdojë edhe më tej me Milanin.

Leao ka kontratë me ‘Rossoneri’ deri në vitin 2024 dhe rinovimi duket të jetë afër.

Së fundmi lidhur me këtë ka folur edhe drejtori i ekipit, Maldini duke thënë që janë në përpjekje për të rinovuar.

“Jemi në bisedime për të vazhduar kontratën me Leao. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë, duket se tani jemi në të njëjtat kushte. Duket se ai dëshiron të qëndrojë. Ne duam të përpiqemi ta mbyllim atë sa më shpejt të jetë e mundur, ne jemi duke e diskutuar me Rafën”, u shpreh italiani.

Mbetet të shihet se sa gjatë do vazhdojë bashkëpunimin me kampionin në fuqi./Lajmi.net/