“Le te jetë ky rast mesazh për prindërit, të kujdesen ma tepër mos t’i lënë poshtë e lart fëmijën”, flet drejtori i shkollës ku vogëlushi vijonte mësimin
Një fëmijë ka vdekur dje pasi ka rënë në lumin e Gadimes në Lipjan derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi. Arsimtarët e shkollës ku vijonte mësimin e gjetën atë me puls, por fatkeqësisht ai s’arriti t’i përballojë lëndimeve që kishte pësuar. Familjarët s’kanë dyshime për rastin meqë e gjithë ngjarja është kapur nga kamerat…
Lajme
Një fëmijë ka vdekur dje pasi ka rënë në lumin e Gadimes në Lipjan derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Arsimtarët e shkollës ku vijonte mësimin e gjetën atë me puls, por fatkeqësisht ai s’arriti t’i përballojë lëndimeve që kishte pësuar. Familjarët s’kanë dyshime për rastin meqë e gjithë ngjarja është kapur nga kamerat që ndodhen aty, raporton lajmi.net
Zejn Zejnullahu, rreth 10 vjeç, ka humbur jetën dje në Gadime të Lipjanit pasi duke u kthyer nga shkolla i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në lumin e fshatit.
Për këtë ka folur për Lajmi.net edhe drejtori i Shkollës “Zenel Hajdini”, Skënder Ademi ku i bëri thirrje pridërve t’i kushtojnë kujdes me të madh fëmijëve të tyre.
“Le te jetë ky rast mesazh për prindërit, të kujdesen ma tepër mos t’i lënë poshtë e lart fëmijën”, tha ai për lajmi.net
Më poshtë mund ta shikoni storien e plotë të përgatitur nga gazetari ynë, Selim Miftari: