“Le të jetë edhe i zoti i shpisë këtu” – Abdixhiku thotë se buxheti duhet të analizohet më gjatë: Disa ministri nuk kanë buxhet fare

Kryetari i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që ligji për buxhetin e Kosovës, të analizohet nga deputetët. Ai ka thënë se brenda tri orëve kohë nuk kanë mundur ta analizojnë mirë atë. “Me mirëkuptimin e madh për rëndësinë e ligjit të buxhetit, pajtohemi se është ligj i rëndësishëm me…

Lajme

13/02/2026 16:53

Kryetari i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që ligji për buxhetin e Kosovës, të analizohet nga deputetët.

Ai ka thënë se brenda tri orëve kohë nuk kanë mundur ta analizojnë mirë atë.

“Me mirëkuptimin e madh për rëndësinë e ligjit të buxhetit, pajtohemi se është ligj i rëndësishëm me siguri më i rëndësishmi që Qeveria mund ta ketë. Por meqenëse është i rëndësishëm, nuk mund ta pranojmë që brenda tri orëve ta analizojmë një buxhet të Republikës së Kosovës. E dini se nuk është seroze, për aq kohë sa mundëm ta lexojmë, ky ligj i buxhetit nuk e reflekton as këtë qeveri këtu”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë që sipas këtij buxheti, katër ose pesë ministri nuk kanë buxhet për vete.

“Ju lutem bëhuni më serioz, dhe merreni këtë dokument, jepini kohë deputetëve ta lexojnë e ta shohin përshtateni me kabinetin e juaj, me Komunat e Kosovës. Mos të harrojmë, Prishtina e ka të aprovuar tash e sa javë buxhetin, ju nuk e keni atë fare këtu e më pas hajdeni në Kuvend dhe si çështjet e marrëveshjeve i diskutojmë edhe buxhetin”, ka thënë Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka thënë se është e rëndësishme që edhe Kryeministri Albin Kurti të jetë aty kur prezantohet buxheti.

“Pa dyshim më e rëndësishme është me qenë edhe i Zoti i shpisë këtu, Kryeministri. Nuk ka ligj më të rëndësishem. Le të vjen ta prezentoj, ta debatojmë si deputet të Kuvendit të Kosovës.  Katër ose pa pesë ministra është dasht të dalin këtu dhe të thojnë ky buxhet nuk bënë se nuk e kam të paraparë buxhetin për Ministrinë time. Çka bën në zyre një minsitër kur nuk e ka buxhetin e vet.  Nëse nuk ka mirëkuptim nuk do të votojmë këtë buxhet”, ka thënë Abdixhiku.