I lë kamerierit 1000 dollarë bakshish, por …

Një kamerier në Kolorado, SHBA, ka marrë një bakshish të majmë nga një klient, por ky gëzim nuk ka zgjatur shumë.

Fun

17/06/2016 02:40

Klienti është kthyer të nesërmen dhe ia ka kërkuar paratë, duke i thënë se kishte qenë i dehur.

Kamerieri i restorantit “Thailicious” ka marrë në dorë një shumë prej 1088 dollarë, por siç shkruan “Denver Post”, klienti ka mundësi t’i ketë ngatërruar prerjet 1-dollarëshe me ato 100-she.

“Të më falni, por nuk e kam kuptuar që kisha lënë një bakshish aq të madh”, është shprehur klienti i penduar, duke kërkuar paratë mbrapsht.

Kamerierit i është dashur të kënaqet me një bakshish 100-dollarësh.