LDK zyrtarisht do të udhëheq në 7 komuna, Abdixhiku: Rikonfirmuam forcën tonë si parti e parë në nivelin lokal

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik në balotazhin e sotëm, ndërsa në raundin e parë ka fituar Lipjanin dhe Istogun. Ai ka thënë se LDK do të udhëheq në gjithsej 7 komuna, duke përfshirë edhe kryeqytetin, dhe për këtë ka falënderuar të gjithë për angazhimin. “Sonte…

Lajme

09/11/2025 21:26

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik në balotazhin e sotëm, ndërsa në raundin e parë ka fituar Lipjanin dhe Istogun.

Ai ka thënë se LDK do të udhëheq në gjithsej 7 komuna, duke përfshirë edhe kryeqytetin, dhe për këtë ka falënderuar të gjithë për angazhimin.

“Sonte dua t’u drejtohem me mirënjohje të thellë secilit aktivist të LDK-së, secilës vajzë e djalë, burrë e grua, secilës familje që për javë të tëra la çdo gjë mënjanë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Ju që ecët derë më derë, lagje më lagje, qytet më qytet. Ju që e mbajtët flamurin tonë me dinjitet. Ju jeni shtylla e fitores sonë. Prandaj, ju them se fitorja e sontme është fitore e juaja. Është shpërblim i punës suaj, i përkushtimit dhe i besimit tuaj”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka folur edhe për ata që nuk i votuan.

“Demokracia është për të gjithë, dhe Kosova është për të gjithë. Në këtë Republikë, asnjë qytetar nuk duhet të ndjehet humbës. Sepse zgjedhjet ndajnë vetëm për një ditë — pas saj, na bashkon përgjegjësia për të ndërtuar bashkë vendin tonë. Paç fat Kosovë! Dritë do të ketë!”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: