LDK publikon listat e kandidatëve për kuvendet komunale për zgjedhjet e 12 tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listat e kandidatëve për kryetarë të komunave si dhe listat e kandidatëve për kuvende komunale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. LDK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të garojnë në 31 komuna, me 28 kandidatë për kryetarë dhe 839 kandidatë për asamble komunale, të cilët…

Lajme

14/08/2025 14:40

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listat e kandidatëve për kryetarë të komunave si dhe listat e kandidatëve për kuvende komunale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LDK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të garojnë në 31 komuna, me 28 kandidatë për kryetarë dhe 839 kandidatë për asamble komunale, të cilët sipas LDK-së përfaqësojnë një përzierje të përvojës së dëshmuar dhe energjisë së re.

“Ky ekip është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë gjithandej për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe me vizion afatgjatë, e cila e vendos qytetarin dhe interesin publik në qendër të vendimmarrjes. Kandidatët tanë nuk janë vetëm emra në listë, ata janë njerëz të përkushtuar, me integritet të lartë dhe me vullnetin e palëkundur për të punuar për komunat tona. Me këtë ekip, ne synojmë të sjellim ndryshim përtej të zakonshmes dhe të ndërtojmë institucione lokale të forta e efikase”, ka shkruar LDK.

LDK ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bashkohen në rrugëtimin e tyre “për zhvillim ekonomik, forcim të institucioneve dhe përmirësim të cilësisë së jetës në çdo komunë”.

“Me përkushtim dhe vizion të qartë, padyshim që LDK në këto zgjedhje do të dalë forca udhëheqëse në shumicën e komunave të vendit”, ka shkruar LDK ndër të tjera. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i LDK-së: