LDK propozon pikë të re në rezolutën e VV-së, partitë shkojnë në bisedime

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në 10 minuta pauzë.

Lajme

15/01/2022 15:44

Kjo pasi që LDK ka paraqitur një pikë të re në Rezolutën që e propozoi Qeveria dhe Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se pika që propozohet nga partia e tij është ajo që Kuvendi të kërkojë nga Qeveria të përdor praktikat ndërkombëtare dhe të jetë në koordinim me partnerët strategjik për gjetjen e një zgjidhjeje në këtë situatë.

Pas harmonizimit dhe diskutimeve, Kuvendi pritet ta votojë rezolutën e përbashkët.

Ndërkaq, AAK ka dhënë përkrahje pa kushte për rezolutën e Qeverisë.

PDK ndërkaq nuk po merr pjesë fare në seancë. /Lajmi.net/