LDK premton Qendër të re spitalore: Sigurime e koeficient 150 për stafin shëndetësor

Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka bërë të ditur se në partinë që ai e udhëheq, të entjen është konstituar Departamenti i Shëndetësisë. Në një shkrim në platformën sociale Facebook, ai tha se pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë. Por sipas tij, nuk do të ngelet me kaq,…

Lajme

20/06/2024 22:09

Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka bërë të ditur se në partinë që ai e udhëheq, të entjen është konstituar Departamenti i Shëndetësisë.

Në një shkrim në platformën sociale Facebook, ai tha se pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë.

Por sipas tij, nuk do të ngelet me kaq, pasi LDK-ja do të themelojë gjithsej 21 sosh.

“Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’”, tha Abdixhiku.

Ai po ashtu bëri disa premtime:

Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro.

Sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%.

Digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor.

Menaxhim ndërkombëtar i spitaleve.

Plot 150 milion euro investime në pajisje të reja.

Koeficient 150 për stafin shëndetësor.

Këto janë disa nga projektet kryesore në programin aktual ‘Rruga e Re’.

Rrugën e bëjmë bashkë!