LDK nuk deklarohet për Bllokun (Video)

Partia më e madhe e Bllokut, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk është deklaruar as sot lidhur me gjendjen politike me partnerët tjerë, posaçërisht me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 

Lajme

14/11/2014 13:18

Pas një mbledhje që strukturat e kësaj partie patën me kryetarin Isa Mustafa, zyrtarë të kësaj partie kanë mohuar se në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit brenda LVAN.

Arban Abrashi, zyrtar i kësaj partie, u ka thënë gazetarëve se në këtë takim është biseduar vetëm për agjendën që Mustafa ka pasur gjatë vizitave në Berlin dhe Bruksel.

“Nuk është diskutuar çështja e bllokut, por thjeshtë ishte një takim i kryetarit dhe kryesisë së LDK-së me strukturat e tjera. Me këtë kryetari e shfrytëzoi rastin për t’i njoftuar për vizitën që kishte në Berlin dhe Bruksel sikurse për preferencat dhe sugjerimet që kishte marr atje”, ka thënë Abrashi.