LDK: Këto janë katër provat që zgjedhjet në Prishtinë janë manipuluar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar betejën për Prishtinën si pasojë e një gare tepër të ngushtë mes kandidatit të tyre Arban Abrashi dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Lajme

21/11/2017 21:18

Armend Zemaj nga LDK ka thënë për Express se kanë katër prova të cilat do t’i parashtrojnë në PZAP dhe KQZ që sipas tij dëshmojnë për manipulim të zgjedhjeve.

E para sipas Zemajt, është procesi i numërimit të votave që “është gjetur se ka pasur manipulime për kandidatin tonë” pastaj bartja e votës që ka qenë për Abrashin e që i është numëruar Ahmetit, votat e pavlefshme që nuk janë treguar pse janë të tilla e deri tek bartja e votuesve në ditën e zgjedhjeve.

Zemaj ka thënë se të gjitha këto prova do ti dërgojnë edhe në Prokurori.

“Grupi i ekspertëve tanë ka gjetur të gjitha provat, dhe kemi prova shtesë”, ka thënë Zemaj, por pa sqaruar për cilat prova e ka fjalën./