LDK kërkon dorëheqjen e Mujës

LDK në Prizren shprehet e shqetësuar me vendimin e Kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, për pezullimin e postit. Kërkon nga ai që të jap sa më shpejt dorëheqje. Ndërsa, i bënë thirrje të gjithë simpatizantëve të saj që të bashkohen në protestën e së hënës.

Lajme

23/03/2014 15:38

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, kërkon nga Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të jep dorëheqje sa më parë.

Ai javën e kaluar u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren me dy vjet burg me kusht dhe 30 muaj mos ushtrim të ndonjë funksioni publik, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Megjithatë, në vend të dorëheqjes, Muja zgjodhi një rrugë tjetër. Pezulloi postin.

LDK, përmes një deklarate për media, u ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të saj që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet të hënën.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është e shqetësuar me aktin e fundit e të dënuarit Muja, lidhur me ‘vetëpezullimin’ e detyrës së Kryetarit të Komunës.”

“Akti i “Vetëpezullimit” i pa bazuar në ligj, është shenjë serioze se ky person tani më me precedent penal, është shndërruar në një recidivist. Edhe një herë e bëjmë të qartë qëndrimin tonë si LDK, se i dënuari nga Gjykata, Ramada Muja”.

“Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës, e përshëndetë vazhdimin e protestës nga nisma qytetare ‘Për Prizrenin’, dhe iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, që më 24.03.2014(e hënë), të dalin te sheshi ‘Shatërvan’ nga ora 12:00, dhe të protestojnë në mënyrë paqësore”.