LDK-ja fton që të ndërpriten manifestimet

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi kërkon tzë ndërpriten shprehja e manifestimit për marrëvesghjen e sotme, për arsye të ruajtjes së qetësisë publike dhe rendit. 

Lajme

10/06/2014 23:53

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi falënderon qytetarët për pranimin e mirë të marrëveshjes me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën për Kosovë për krijimin e koalicionit qeverisës.

Por, kjo parti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë maturinë që i karakterizon për menaxhimin e situatës së re të krijuar në Kosovë, duke u kërkuar që të ndërpriten manifestimet publike, për të shmangur çdo mundësi për prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe për të evituar incidentet e mundshme në raste të manifestimit publik.

“LDK e siguron anëtarësinë dhe simpatizantët e vet si dhe të gjithë qytetarët se është e vendosur që bashkë me partnerët e saj, konform Kushtetutës dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar, të zbatojë vullnetin e shumicës së qytetarëve për një qeverisje ndryshe, të Kthimit të Shpresës për sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës”, thuhet në fund të këtij njoftimi.