LDK e konfirmon se Bexhet Xheladini do të rikandidoj për kryetar të Komunës së Dragashit
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Dragash ka mbajtur sot mbledhjen e rregulltë të Kryesisë së ngushtë dhe asaj të zgjeruar, në të cilat u diskutuan çështje kyçe për të ardhmen politike të kësaj strukture partiake në nivel lokal. Mbledhja fillestare, ajo e Kryesisë së ngushtë, nisi në orën 15:00 dhe u mbajt në praninë…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Dragash ka mbajtur sot mbledhjen e rregulltë të Kryesisë së ngushtë dhe asaj të zgjeruar, në të cilat u diskutuan çështje kyçe për të ardhmen politike të kësaj strukture partiake në nivel lokal.
Mbledhja fillestare, ajo e Kryesisë së ngushtë, nisi në orën 15:00 dhe u mbajt në praninë e kryetarit të Degës, Dr. Bexhet Xheladini, nënkryetarëve, kryetares së Forumit të Gruas dhe kryetarit të Forumit të Rinisë.
Pas kësaj, në orën 16:00, u zhvillua edhe mbledhja e Kryesisë së zgjeruar me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, kryetarëve të nëndegëve dhe asambleistëve. Mbledhja, e cila u kryesua nga vetë Dr. Xheladini, kishte në rend dite tre pika kryesore: analiza e zgjedhjeve të përgjithshme, përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe çështje të ndryshme.
Në diskutimin për zgjedhjet e përgjithshme u vlerësua pozitivisht angazhimi i strukturave të Degës dhe u kërkua një mobilizim edhe më i madh për zgjedhjet lokale. Ndërkohë, në pjesën e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, u trajtuan hapat organizativë dhe u diskutua çelësi për përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë Komunale nëpër nëndegë.
Me propozim unanim nga të gjithë anëtarët e Kryesisë që Dr. Bexhet Xheladini të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet lokale që po afrojnë, si dhe bartës i listës së kandidatëve për Asamble Komunale.
Mbledhja përfundoi pa diskutime në pikën e tretë të rendit të ditës, e cila iu kushtua çështjeve eventuale.