LDK e konfirmon mbledhjen: Do të ketë konsulta të rregullta të kryetarit dhe nënkryetarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një takim duke filluar nga ora 14:00. Bëhet fjalë për një mbledhje të Kryesisë së ngushtë, ku do të marrin pjesë nënkryetarët dhe sekretarët e partisë, raporton lajmi.net Per ketë mbledhje ka folur për Lajmi.net edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa për ku tha se ka konsultat…

Lajme

13/01/2026 12:27

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një takim duke filluar nga ora 14:00.

Bëhet fjalë për një mbledhje të Kryesisë së ngushtë, ku do të marrin pjesë nënkryetarët dhe sekretarët e partisë, raporton lajmi.net

Per ketë mbledhje ka folur për Lajmi.net edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa për ku tha se ka konsultat te rrugllta të kryetarit dhe nenkryetarëve të partisë.

Takimi vjen në vazhdën e paralajmërimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për mbajtjen e mbledhjeve të strukturave drejtuese të partisë.

Kjo është hera e parë që LDK-ja si subjekt politik po organizon mbledhje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit./Lajmi.net/