Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit në “Stadio Olimpico” dhe avancoi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ndeshja u vendos nga një moment i vetëm, por vendimtar. Pjesa e parë kaloi pa gola, me dy skuadrat që dominuan mesfushën dhe nuk arritën të krijonin raste të rrezikshme për portat përkatëse, transmeton lajmi.net.…

Sport

04/12/2025 23:22

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit në “Stadio Olimpico” dhe avancoi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ndeshja u vendos nga një moment i vetëm, por vendimtar.

Pjesa e parë kaloi pa gola, me dy skuadrat që dominuan mesfushën dhe nuk arritën të krijonin raste të rrezikshme për portat përkatëse, transmeton lajmi.net.

Goli i fitores erdhi në minutën e 80-të, pas një goditjeje këndi të Nuno Tavares. Mattia Zaccagni u ngrit më lart se mbrojtësit dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke gëzuar tifozët vendas.

Pas golit, trajnerët e të dyja ekipeve bënë ndryshime të shumta, duke futur lojtarë si Christopher Nkunku, Luka Modric dhe Christian Pulisic për Milanin, ndërsa te Lazio u aktivizuan Tavares, Noslin dhe Dele-Bashiru për të ruajtur ritmin dhe energjinë e skuadrës.

Megjithë futjen e elementëve të rinj dhe ndryshimet taktike, Milani nuk arriti të gjente mënyrën për të barazuar rezultatin. Lazio menaxhoi mirë minutat e fundit dhe mbylli ndeshjen me fitore, duke siguruar një vend të vlefshëm në fazën tjetër të Kupës së Italisë./lajmi.net/