Lavdrim Muhaxheri: Si unë kanë bërë edhe në UÇK
I shumë përfoluri, Lavdrim Muhaxheri, vazhdon me arsyetimet e tij për ekzekutimin e të riut që i bëri ditë më parë në Irak.

Lajme
Ai shkon edhe më tej duke thënë se ekzekutime të tilla (prerje koke) kanë bërë edhe ushtarët e UÇK-së, duke i shkuar kështu përshtati me apo pa vetëdije propagandës anti-Kosovë.
25 vjeçari nga Kosova ka thënë në një intervistë përmes internetit se do t’ia pres kokën çdo tradhtari.
Në një bisedë me Gazetën Dita në Tiranë, djaloshi që ka ekzekutuar (prerë kokën) dhe e ka shfaqur në internet video, thotë se atë veprim e parasheh Kurani.
Ai shprehet se 19 vjeçari “është kapur si spiun dhe dispozita në Kuran për atë që tradhton muslimanët është ekzekutimi. Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së malikit merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë edhe në Facebook-un tim me i pa e gjithë bota”, shprehet ai.
Ai rrëfen se edhe në Kosovë e botë ka armiq. Ja cilët janë sipas tij armiqtë:
“Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudija, Kuvajti, Sahavatet, OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi, janë bashkuar me një zë kundër Hilafetit islamik nuk po e kuptojnë të mjerët që Allahu i ndihmon muxhahedinat kundër Shirkut e kutirit”, thotë Muhaxheri.