Laura Fazliu renditet e nënta në ranglistën botërore të xhudos
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është për herë të parë në top 10-she të ranglistës botërore të xhudos. Në ranglistën që u publikua sot, Fazliu renditet në vendin e nëntë në kategorinë deri në 63 kilogramë. 22-vjeçare të shtunën arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit. Ndryshe, Fazliu, para garës në Tbilisi…
Sport
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është për herë të parë në top 10-she të ranglistës botërore të xhudos.
Në ranglistën që u publikua sot, Fazliu renditet në vendin e nëntë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
22-vjeçare të shtunën arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.
Ndryshe, Fazliu, para garës në Tbilisi të Gjeorgjisë, në ranglistën ishte e renditur në vendin e 11.
Medalje në këtë Grand Slam, arritën edhe Nora Gjakova dhe Distria Kransiqi, që siguruan gjithashtu të argjendtën./Lajmi.net/