Laura Fazliu fiton në repesazh, një fitore e ndan nga medalja olimpike

Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë. Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove. Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta…

Sport

30/07/2024 17:03

Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.

Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.

Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.
Kujtojmë se Kosova deri më tani numëron një medalje olimpike pas të argjendtës që e fitoi Distria Krasniqi, ndërsa shpresojmë që edhe Laura të stoliset me medalje.