Largohet statuja e mbretit të Belgjikës Leopold II, u vandalizua nga protestuesit anti-racist

Statuja e mbretit Leopold II të Belgjikës u rrëzua sot në Antwerp të Belgjikës, pasi skulptura u vandalizua nga protestuesit nën pretendimin e, siç shkruajnë mediet belge, "sundimit brutal kolonial" në Kongo.

Bota

09/06/2020 17:22

Leopold zotëronte Kongon belge si pronën e tij personale nga 1885 deri në 1908 dhe i detyroi njerëzit e saj të punojnë, derisa ai shfrytëzoi rezervat e gomës së vendit – duke çuar në miliona vdekje në atë që disa e konsiderojnë si gjenocid, transmeton lajmi.net.

Statuja e Antwerp është simboli i fundit i racizmit i vënë cak i protestuesve global anti-racist, nën sloganin ‘Black Lives Matter’ pas vdekjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e kryetarit të bashkisë thanë që statuja ishte larguar për t’u rikthyer, pasi u lye me bojë, por tha se nuk ka gjasa të kthehej në piedestalin publik.

Disa statuja të Leopoldit janë vënë në mbrojtje në Belgjikë ditët e fundit, veprim ky i dhënë vandalizmi i protestave anti-racizëm që kanë përfshirë edhe Evropën. /Lajmi.net/