Largohet nga PSG, transferohet në Barcelonë

Barcelona mund të transferojë një mbrojtës nga Paris Saint-Germain.

Sport

26/01/2016 12:34

Marquinhos ka njoftuar Barcelonën se është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain.

Qendërmbrojtësi brazilian nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Parc des Princes.

Andaj, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se ai mund të transferohet në Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.

Marquinhos kërkohej nga Barcelona edhe në vitin 2014 por Paris Saint-Germain nuk deshi ta shesë te një rival direkt nga Liga e Kampionëve.