Largohet Casillas

Viti 2014 përfaqëson një dilemë të madhe për Iker Casillasin. Kapiteni i Real Madridit ka vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse vazhdon të jetë rezervist në La Ligë, ka njoftuar e As. Edhe pse në disa raste të vazhdueshme ka konfirmuar vendosmërinë e tij për të qëndruar në Santiago Bernabeu,…

Sport

27/12/2013 10:14

Viti 2014 përfaqëson një dilemë të madhe për Iker Casillasin. Kapiteni i Real Madridit ka vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse vazhdon të jetë rezervist në La Ligë, ka njoftuar e As.

Edhe pse në disa raste të vazhdueshme ka konfirmuar vendosmërinë e tij për të qëndruar në Santiago Bernabeu, Casillas është i pakënaqur që shihet si opsion i dytë për ndeshjet e ligës dhe ka vendosur t’i shqyrtojë opsionet në janar, nëse nuk ndërron situata.

Në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij janë Manchester City dhe Arsenal.

City është në hall pas formës jo të mirë këtë edicion nga Joe Hart kurse Arsenali, edhe pse ka Wojciech Szczesnyn si titullar, vështirë se do të lejonte të humb rastin për angazhimin e një ylli si Casillas.