Largohet Allegri, super trajneri merr drejtimin e Juventusit
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është emri i fundit që është shfaqur në media për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin në Juventus.
Sport
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është emri i fundit që është shfaqur në media për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin në Juventus.
Kampionët e Italisë në verën e vitit 2019, mund të vendosin të ndërrojnë trajnerin Massimiliano Allegrin, i cili dështoi për të pestin vit më radhë të sillte Ligën e Kampionëve në Torino.
Sipas ‘TuttoSport’, Deschamps do të dëshironte të përfundonte punën e lënë në gjysmë te Juventus në vitin 2007, përcjell ‘lajmi.net’.
Deschamps ka qenë trajner i Juventusit në sezonin 2006/2007, kur kjo skuadër ishte dërguar në Serie B.
50 vjeçari ka qenë pjesë e Juventusit edhe si lojtar, ku ka veshur fanellën e kësaj skuadre në 173 paraqitje./Lajmi.net/