Largimi i tetë nga Prishtina, ketë herë Eglant Haxho
Eglant Haxho është largimi i tetë i klubit të Prishtinës.

Sport
Ekipi kryeqytetas sot ka njoftuar për largimin e tetë futbollistëve.
Së fundmi bëhet fjalë për portierin Eglant Haxho, transmeton lajmi.net.
Ai ka qenë pjesë e Prishtinës që nga viti 2019, kur u transferua nga Shqipëria.
Haxho ka mbrojtur portën e ekipin në 46 ndeshje, teksa në 17 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.
Vlen të theksohet se ai gjithashtu ka pritur edhe katër penallti.
Largimet e tjera gjatë ditës së sotme ishin Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksandar Ristevski, Agim Zeka, Betim Halimi, Gauthier Mankenda dhe Samuel Mone./Lajmi.net/