Largimi i Pirlos, katastrofë për Juventusin

11:55 | 28 Shtator 2013

Buffon

Gianluigi Buffon mendon se do të ishte katastrofë për Juventusin nëse Andrea Pirlo largohet nga klubi në fund të sezonit. Kontrata e mesfushorit italian me kampionin e Serisë A është e paraparë të skadojë gjatë verës së vitit 2014 dhe drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta ka theksuar më herët gjatë javës se klubi nuk ngutet […]

Gianluigi Buffon mendon se do të ishte katastrofë për Juventusin nëse Andrea Pirlo largohet nga klubi në fund të sezonit.

Kontrata e mesfushorit italian me kampionin e Serisë A është e paraparë të skadojë gjatë verës së vitit 2014 dhe drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta ka theksuar më herët gjatë javës se klubi nuk ngutet për t’i ofruar marrëveshje të re.

Por, Buffon i ka bërë thirrje klubit të reagojë shpejt duke vazhduar qëndrimin e 34-vjeçarit, sa më parë që është e mundur, përndryshe rrezikojnë të shkatërrojnë bazën e ekipit. “Largimi i Pirlos nuk duhet të ekzistojë si opsion”, deklaroi Buffon për Sky Sport Italia.

“Në rast se Pirlo largohet, ai do të ndikonte në lojën e përgjithshme të ekipit. Shpresoj që kurrë mos të humbin një futbollst të madh si ai”, u shpreh Buffon. Pirlo iu bashkua Juventusit nga Milan në verën e vitit 2011 dhe i ndihmoi Bianconerëve të fitojnë tituj të njëpasnjëshëm në Serie A.