Largimi i mërgimtarëve nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Largimi i mërgimtarëve nga Kosova pas festave të fundit, ka ndikuar në uljen e fluksit të kolonave në pikat kufitare. Kjo bazuar në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas QKMK, në pikat kufitare nuk ka më asnjë pritje dhe hyrje – daljet po realizohen pa asnjë pengesë. Në të gjitha pikat…

Lajme

12/01/2026 19:24

Largimi i mërgimtarëve nga Kosova pas festave të fundit, ka ndikuar në uljen e fluksit të kolonave në pikat kufitare.

Kjo bazuar në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas QKMK, në pikat kufitare nuk ka më asnjë pritje dhe hyrje – daljet po realizohen pa asnjë pengesë.

Në të gjitha pikat kufitare pritjet nuk po zgjasin me shumë se 3 deri 5 minuta.

Kujtojmë që përditësimi fundit është bërë në ora 17:37.