Laptopi Lenovo Legion Y920 vjen me një buton ‘Turbo’ dhe kushton 2,700 dollarë

Lenovo Y920 është përpjekja më e fundit e prodhuesit kinez për të joshur entuziastët e lojërave.

Auto & Tek

19/05/2017 17:15

Ky laptop 17 inç vjen me procesorët Core i7-7700HQ ose Core i7-7820HK, të cilët janë procesorët më të fuqishëm aktualisht për laptopë, njofton PCWorld.al.

Karta grafike GeForce GTX 1070 kujdeset për grafikat e pasqyruara në ekranin 75Hz IPS 1080p të laptopit. Kjo kartë grafike nuk do e ketë aspak problem të shtyjë ekranin në limite, kjo falë edhe teknologjisë G-Sync të integruar.

Specifika të tjera të laptopit janë: 16GB RAM DDR4 dhe 512GB SSD ose 1 Terabajt hardisk./Lajmi.net/

111 112 113