Laporta: Nuk e kemi ndërmend ta shesim Kessien
Joan Laporta i ka mohuar zërat se Barcelona është duke tentuar që ta shesë Franck Kessie. Në një intervistë të dhënë së fundi, ku foli për shumë çështje, e ndër to edhe për ish-mesfushorin e Milanit, i pari i katalunasve u tregua i prerë, transmeton lajmi.net. “Nuk mendojmë ta largojmë Kessien, besoj se ai dhe…
Sport
Joan Laporta i ka mohuar zërat se Barcelona është duke tentuar që ta shesë Franck Kessie.
Në një intervistë të dhënë së fundi, ku foli për shumë çështje, e ndër to edhe për ish-mesfushorin e Milanit, i pari i katalunasve u tregua i prerë, transmeton lajmi.net.
“Nuk mendojmë ta largojmë Kessien, besoj se ai dhe Bellerin do të kenë impakt më të madh në pjesën e dytë të sezonit”, përfundoi ai.
Kessie, ndonëse erdhi si blerje e goditur nga Milani, nuk arriti deri më tash ta tregonte potencialin e tij të vërtetë. /Lajmi.net/