Laporta mohon interesin për Mourinhon
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka mohuar se ka bërë diskutime për të sjellë Jose Mourinhon në Camp Nou.
Sport
Joan Laporta i cili do të kandidojë përsëri për të fituar postin e presidentit të Barcelonës, ka mohuar interesin për trajnerin Jose Mourinho.
“Unë mbështes filozofinë e Johan Cruyffit”, tha ish-presidenti i Barcelonës, Laporta për gazetën spanjolle, L’Esportiu.
“Mourinho është një profesionist i shkëlqyer dhe e respektoj atë, por unë nuk kam biseduar me Jorge Mendesin, person me të cilin kam mardhënie të mira tashmë e një kohë të gjatë”, tha Laporta.
Përndryshe, Mendes është agjent i Mourinhos, ndërsa kohëve të fundit është spekuluar se Laporta ka biseduar me të, për një transferim të portugezit në Camp Nou.