Laporta: Mirë se erdhe Kessie, ne i duam lojtarët që janë të entuziazmuar të vijnë këtu

Joan Laporta i ka dhënë mirëseardhjen lojtarit nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie.

Sport

06/07/2022 13:00

Kessie u prezantua sot në ‘Camp Nou’, pak ditë pasi u zyrtarizua si përforcim i Barcelonës.

Mesfushori kishte dëshirë të luante me fanellën  e Barcës dhe kjo e gëzon presidentin ‘Blaugrana’, Joan Laporta.

“Mirë se erdhe Kessie. Jemi të kënaqur me nënshkrimin tënd. Kessie gjithmonë ka dashur Barcelonën. Ne i duam lojtarët që janë të entuziazmuar të vijnë këtu”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.

“Jemi të kënaqur që plotësojmë dëshirën e trajnerit për të pasur këtu një lojtar me karakteristikat e Kessie, një nga mesfushorët që na mungonte”, shtoi presidenti.

Franck Kessie luante paraprakisht me skuadrën e Milan, kurse para Milan u aktivizua me Atalantan. /Lajmi.net/