Lansohet BMW M850i ‘First Edition’, ja disa fotografi të tij

Dëshironi të jeni një nga të parët në rrethin tuaj që sjellni në shtëpi një 'Coupe' të re BMW të serisë 8?

Auto & Tek

04/02/2019 18:38

Makina quhet BMW M850i xDrive Coupe First Edition dhe është përmirësuar nga ekipi i BMW-së me një trajtim unik estetik, transmeton lajmi.net.

Mbulesa ‘mat’ kompensohet nga shkëlqimi me të zezë, duke përfshirë kornizat e dritareve dhe ato të grilave.

BMW do të prodhojë vetëm 400 modele në të gjithë botën, të cilët priten të jenë në shitje nga prilli deri në qershor.

Makina arrin në 100 km/h në 3.7 sekonda, sipas të dhënave zyrtare nga BMW-së. /Lajmi.net/