Landi bën një gjest për t’u duartrokitur me rastin e ditëlindjes së djalit të Dr.Florit
Djali i këngëtarit të ndjerë, Dr. Florit, Danieli, dje festoi ditëlindjen e katërt.
ShowBiz
Ashtu siç ju ka qëndruar afër prej momentit kur ai ka lindur, edhe kësaj radhe Landi ishte bashkë me familjen e tij, shkruan lajmi.net.
Landi u argëtua bashkë me fëmijët e Dr. Florit dhe miqtë e tyre, duke u munduar që këtë datë t’ua bënte të paharruar.
Këngëtari ka publikuar në rrjete sociale disa imazhe ku shihet duke u argëtuar pa fund me fëmijët.
Edhe kësaj radhe, Landi ka dëshmuar se sa shumë e çmon mikun e ndjerë, ndërsa gjesti i tij ishte për t’u duartrokitur. /Lajmi.net/