Land Rover Defender i ri do të dallojë shumë nga i vjetri

Dashamirësve të kësaj veture, mund edhe të mos i pëlqejnë këto ndryshime.

Auto & Tek

11/03/2019 10:08

Sikur Mercedes G-Class edhe Land Rover Defender, ka vazhdimësi të gjatë, të saljes nga prodhimi, pa ndryshime të mëdha, transmeton Telegrafi.

Modeli i parë Defender është lansuar më 1983, ndërsa bazën e ka në Series I të lansuar më 1948. Kjo është hera e parë, që Land Rover i bënë ndryshime drastike kësaj makine, gjë që ka befasuar edhe ekspertët e veturave.

Pritet që modeli i ri, do të dallojë shumë nga i vjetri, me anë të prekjeve moderne dhe linjave shumë më të sofistikuara. Ryan ZumMallen që është një prej zyrtarëve të lartë në Land Rover, ka thënë se nuk do të iket prej rrënjëve, por Defender do të dallojë shumë prej origjinalit.

“Do të mbajë disa prej elementeve origjinale, pjesët tjera do t’i zëvendësohen” është thënë shkurt për Defenderin e ri, që thuhet se do të jetë edhe më i këndshëm për ta vozitur. Shfrytëzuesit e Defender nuk ishin vetëm dashamirësit por edhe ushtria britanike, si një makinë të përkryer për të gjitha terrenet.

Në imazhet që janë parë deri më tani, Land Rover Defender, ngjanë më shumë me një SUV, që ka enterier elegant dhe me teknologji të lartë.