LAN është kundër zgjedhjeve të reja, PDK dhe VV llogarisin edhe këtë opsion

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare mbetet një opsion i mundshëm për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. 

Lajme

19/08/2014 09:30

Pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve se Kosova do të mund të humbte shumë në rast se i futet edhe një procesi zgjedhor, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve të reja mund të jetë mënyra më e mirë për dalje nga kriza.

Mirëpo, koalicioni paszgjedhor LDK-AAK- Nisma (LAN) janë kundër një procesi të ri zgjedhor, pasi pretendojnë se e kanë shumicën për krijimin e qeverisë, shkruan të martën Koha Ditore.

Për bashkësinë ndërkombëtare është ende e paqartë nëse Kosova do të fitojë qeverinë e re apo qytetarëve do t’u duhet t’u drejtohen sërish kutive të votimit.

Ambasadori Britanik, Ian Cliff, një ditë më parë u ka thënë medieve serbe se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të Kosovës.

Ndërkaq mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja ai sheh në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.