Lamtumirë shtresave dhjamore në bark, me këto ushtrime

Me ndihmën e këtij ushtrimi perfekt do t’i jepni formë stomakut tuaj.

Lifestyle

01/08/2019 12:59

Secila femër ëndërron të ketë stomak të sheshtë, posaçërisht gjatë verës kur duhet të shëtitë në plazh në rroba banje. Mirëpo shumicës nuk i shkon për dore, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk e keni shprehi që rregullisht të djersiteni nëpër stërvitje apo nuk keni kohë për ushtrime, me siguri e keni të vështirë të arrini qëllimin, aq më parë nëse jeni adhuruese e madhe e ushqimit.

Mirëpo sekreti është në një ushtrim të cilin mund ta bëni kurdoherë dhe kudo qoftë – derisa jeni duke qëndruar ulur, në këmbë apo madje derisa jeni të shtrira në shtrat. Rezultatet janë më shumë se të kënaqshme.

Vakuumi i barkut

  • Tërhiqeni barkun brenda, madje në atë mënyrë sikur dëshironi t’i mbërtheni pullat në xhinset e ngushta.
  • Me atë rast kujdesuni që të tendosni muskulaturën e stomakut.
  • Tendosni gjithë muskulaturën e stomakut aq fort si kur stërvitni shkathtësitë luftarake dhe si kur prisni goditje në atë zonë.
  • Nëse nuk i bëni me rregull ushtrimet e stomakut, nuk bën t’i injoroni ushtrimet e muskujve.

Tërheqja e stomakut aktivizon ata muskuj dhe butësisht i stërvit. Efekti pozitiv anësor është që njëkohësisht stërvitni pjesën e poshtme të shpinës dhe kështu shmangni dhembjet në atë pjesë.

Krahas kësaj, kushtoni kujdes që të ushqeheni shëndetshëm dhe të lëvizni rregullisht.

YouTube player