Lamtumirë Monaco, Falcao në Serie A?
Radamel Falcao mund të largohet nga Monaco duke u transferuar në Serie A.

Sport
Radamel Falcao mund të largohet nga Monaco. Sulmuesi kolumbian mund të gjejë një ekip të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A.
Menaxheri i tij, Jorge Mendes ka filluar të punojë në lidhje me një shkëmbim të tij me sulmuesin e Milanit, Andre Silva, përcjell “lajmi.net”.
Falcao thuhet se mirëpret mundësinë e kalimit në San Siro kurse Silva planifikon të gjejë një ekip të ri pas një sezoni të vështirë me “Rossonerët”. /Lajmi.net/