“Lamtumira për kolosin e letrave shqipe” – Osmani shpërndanë pamje nga ceremonia e varrimit të shkrimtarit Ismail Kadare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e varrimit të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ajo në ceremoni ishte e shoqëruar nga Zotëriu i Parë i shtetit, Prindon Sadriu. Një video e postuar në “Facebook”, Presidentja Osmani tregon brenda disa sekondave ceremoninë e varrimit të shkrimtarit Ismail Kadare. Ajo i…

Lajme

03/07/2024 22:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e varrimit të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Ajo në ceremoni ishte e shoqëruar nga Zotëriu i Parë i shtetit, Prindon Sadriu.

Një video e postuar në “Facebook”, Presidentja Osmani tregon brenda disa sekondave ceremoninë e varrimit të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ajo i dha lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë me fjalët “Lamtumira për kolosin e letrave shqipe”.