Lamtumira e fundit për tre fëmijët nga Jabllanica – Bashkëmoshatarë, familjarë e zyrtarë shtetërorë bashkë në varrimin e tyre
Në Jabllanicë të Gjakovës sot i është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që humbën jetën në mënyrë tragjike pasi një objekt u rrënua tërësisht. Ideal Ramaj (13 vjeçar), Ramë Mehmetaj bashkë me Veton Morina (15 vjeçar) humbën jetën tragjikisht të shtunën mbrëma. Familjarë, miq, qytetarë të shumtë e zyrtarë të Gjakovës u mblodhën sot…
Lajme
Në Jabllanicë të Gjakovës sot i është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që humbën jetën në mënyrë tragjike pasi një objekt u rrënua tërësisht.
Ideal Ramaj (13 vjeçar), Ramë Mehmetaj bashkë me Veton Morina (15 vjeçar) humbën jetën tragjikisht të shtunën mbrëma.
Familjarë, miq, qytetarë të shumtë e zyrtarë të Gjakovës u mblodhën sot për ceremoninë e varrimit të tre fëmijëve.
Fëmijët thuhet se ishin duke qëndruar bashkë prej disa orësh në objektin që tashmë u rrënua. Ky objekt ishte i vjetër dhe krejtësisht i shkatërruar, por nuk ishte renovuar apo siguruar nga komuna.
E të pranishëm në varrimin e këtyre fëmijëve sot i ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Quni, kryetari i i Deçanit, Bashkim Ramosaj e zyrtarë të tjerë.
Bashkëmoshatarët e viktimave po mbanin në duar fotografitë e tyre e padyshim pikëllimi i tyre ishte i madh e vërehej në sytë e secilit./Lajmi.net/