Lampard zbulon datën e rikthimit të N’Golo Kante

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard tha se N'Golo Kante do të rifillojë stërvitjen "në dy ose tre ditët e ardhshme''.

Sport

31/10/2019 08:41

Kante mungoi në humbjen 2-1 të Chelseat ndaj Manchester United në raundin e katërt të Kupës EFL në ‘Stamford Bridge’ të mërkurën.

Francezi nuk është paraqitur që nga dëmtimi i ijëve që e pësoi gjatë nxemjeve përpara ndeshjes kualifikuese të vendit të tij në Euro 2020 kundër Islandës më 14 tetor, përcjell lajmi.net.

“Do të nis stërvitjet në dy ose tre ditët e ardhshme”, u tha Lampard gazetarëve. “Shpresojmë [para pushimit ndërkombëtar]. Është e rëndësishme, ai është një lojtar shumë i mirë”.

“Unë do të kisha dashur t’i kisha dhënë Jorginhos dhe Mateo Kovacic pushim mbrëmë për shkak të ngarkesës që kanë pasur, por nuk munda sot për shkak të N’Golo, Ross Barkley dhe Ruben Loftus-Cheek. Unë nuk mund të bëja ndryshimet që doja të kisha sot”, u shpreh anglezi. /Lajmi.net/