Lampard thyen heshtjen pas shkarkimit: Ishte privilegj dhe nder i madh

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka postuar një letër emocionuese pas shkarkimit si trajner i klubit.

Sport

25/01/2021 21:29

Sot (e hënë), “Blutë” vendosën ta shkarkojnë Lampardin shkaku i rezultateve të dobëta në kohën e fundit, transmeton lajmi.net.

Tekniku anglez ka falënderuar tifozët dhe presidentin, derisa iu ka uruar suksese në të ardhmen.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë”.

“Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua”.

“Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon”.

“Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese”.

“I uroj klubi suksese në të ardhmen”, shkroi ai.

Së shpejti, trajneri Thomas Tuchel pritet të emërohet në kreun e klubit londinez./Lajmi.net/