Lampard: Nuk kam nevoj për transferime, do kemi sukses

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard këmbëngul se ai mund të sjellë sukses në 'Stamford Bridge' këtë sezon përkundër ndalimit për transferime.

Sport

16/07/2019 15:52

‘Blutë’ janë ndaluar të transferojnë lojtarë për dy dritare të njëpasnjëshme të transferimit, pasi FIFA i ka gjetur ata fajtorë për shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me nënshkrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjet.

Gjithsesi, ish-mesfushori i Chelseat beson se ka ekipin e duhur për të fituar trofe edicionin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

“Unë kam përcjellur shumë ndeshjet e Chelseat vitin e kaluar nën Maurizio Sarrin”, tha ai përpara ndeshjes para-sezonale të Chelseat me Kawasaki Frontale në Yokohama.

‘’Për mënyrën se si përfundoi sezoni mund të quhet një sukses’’.

‘’E njoh klubin shumë mirë, i njoh lojtarët gjithashtu. Kam rrugën time se si dua të bëj punën dhe jam i lumtur me kualitetet e lojtarëve që posedoj’’.

‘’Unë kam besim se do kemi sukses me këtë grup’’, deklaroi anglezi. /Lajmi.net/