Lampard nuk garanton vendin e Kepa: Nuk ka lidhje sa kushton

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka dhënë disa komente lidhur me formën e Kepa Arrizabalaga.

Sport

14/02/2020 16:31

Kepa bëhej portieri më i shtrenjtë në histori të transferimeve në futboll, me kalimin e tij nga Athletic Bilbao te Liverpool, por karriera e tij nuk eci si më së miri.

Portieri spanjoll tashmë ka humbur edhe pozitën e titullarit, pas paraqitjeve jo bindëse. Lidhur me situatën ka folur Lampard, i cili nuk ka garantuar se portieri do të kthehet në përbërjen e parë, gjatë vikendit, duke thënë se nuk ka rëndësi çmimi që është paguar për të.

“Unë kam vendosur. Do ta shihni vendimin (të hënën)” ka thënë Lampard, i pyetur nëse portieri numër 1 do të kthehet në portë kundër United, transmeton lajmi.net

“Reagimi ka qenë i mirë, ashtu siç kam pritur. Ai është stërvitur fort, me kokën ulur. Nuk kam folur shumë me të gjatë javës, dhe vendimi është në dorën time” ka shtuar anglezi.

“Nuk ka rëndësi kur ke ardhur në këtë skuadër, nuk llogarisë çmimin. Është stërvitja ajo që llogaritet” ka shtuar ndër të tjerash Lampard.

Willy Caballero është emri që ka zëvendësuar Kepa Arrizabalagan në formacionin startues të Chelsea. /Lajmi.net/