Lampard nuk e lejon lojtarin e tij t’i bashkohet Kombëtares së Anglisë: Është vendimi im!

Skuadra e Chelseat do të luaj ndeshjen e javës së 36-të në “Stamford Bridge” nesër (e shtunë) kundër Nottingham Forest. Frank Lampard gjatë këtyre ditëve mori një vendim tejet interesant. Ai nuk e lejoi futbollistin, Lewis Hall t’i bashkohet Kombëtares së Anglisë në grupmoshat e reja U20, shkruan Lajmi.net Gjatë javës së ardhshme “Tre Luanët”…

Sport

12/05/2023 16:05

Skuadra e Chelseat do të luaj ndeshjen e javës së 36-të në “Stamford Bridge” nesër (e shtunë) kundër Nottingham Forest.

Frank Lampard gjatë këtyre ditëve mori një vendim tejet interesant. Ai nuk e lejoi futbollistin, Lewis Hall t’i bashkohet Kombëtares së Anglisë në grupmoshat e reja U20, shkruan Lajmi.net

Gjatë javës së ardhshme “Tre Luanët” e rinj nisin Kupën e Botës U20, ku do të luajnë ndaj Tunizisë, Uruguait dhe Irakut.

“Është vendimi im, ai duhet të qëndroj me ne. Ne kemi lojtarë të lënduar në dy anët, si në krahun e majtë dhe të djathtë. Ne kemi nevojë për Lewis”, u shpreh Lampard

Kujtojmë që Blutë e Londrës kanë siguruar mbijetesën në Premier League. Ata kanë grumbulluar 42 pikë në pozitën e 11-të./Lajmi.net/