Lampard, menaxheri i parë që reagon pas heqjes së dënimit të Man City
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se ai nuk i vuri shpresat e skuadrës së tij për kualifikimin në Ligën e Kampionëve në dënimin e Manchester City.
Sport
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv sot vendosi të heqte dënimin e ‘Qytetarëve’ për mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane për dy, për shkak të provave të pamjaftueshme.
Kjo sheh që vendi i pestë në Premierligë të luajë në Ligën e Evropës, derisa Chelsea lufton me Leicester City dhe Manchester United për të sigurar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
“Unë isha goxha neutral në të vërtetë. Unë nuk dija shumë për rastin, thjesht shikova vendimin në të këtë mëngjes”, tha ai.
“Unë nuk shoh përtej ndeshjeve që i kemi, ne duam t’i fitojmë ato. Unë kurrë nuk i vura shpresat e mia për këtë, ne thjesht shikuam veten”. /Lajmi.net/