Lampard ka një lajm fantastik për tifozët e Chelsea

Frank Lampard ka dhënë një lajm fantastik për tifozët e skuadrës së Chelsea.

Sport

13/09/2019 23:39

Trajneri i ‘Bluve’, Lampard, ka bërë të ditur se Antonio Rudiger është i gatshëm për lojë.

Rudiger është i gatshëm që të kthehet nga lëndimi në gju qëe kishte pësuar gjatë muajit prill dhe mund të paraqitet kundër Wolves gjatë së shtunës, ka konfirmuar Lampard.

Gjermani kishte pasur nevojë t’i nënshtrohet një operimi në miniskus në gjurin e majtë, pas dëmtimit të pësuar kundër Man United, më 28 prill.

“Rudiger është i gatshëm për lojë” ka thënë Lampard për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Kjo është zgjedhja ime, nëse ai luan ose jo, por ai do të jetë i rëndësishëm për ne” ka shtuar tutje trajneri.

Skuadra e Chelsea ka pasur mjaft lëshime në mbrojtje gjatë xhirove të para dhe rikthimi i qendër mbrojtësit pritet të sjell siguri më të madhe. /Lajmi.net/