“Lampard ka bërë punë të shkëlqyer te Chelsea” – Flick nuk kursen lëvdatat për trajnerin anglez

Hansi Flick ka lavdëruar punën e Frank Lampard te skuadra e Chelsea.

Sport

07/08/2020 17:40

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka dhënë disa komente për kundërshtarin e tij të radhës, Frank Lampard.

Lampard me Chelsean e tij do të synojnë përmbysjen kundër Bayern, për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Flick dhe skuadra e tij kanë epërsinë 3:0, por trajneri i bavarezëve ka thënë se Lampard ka bërë punë të mirë dhe loja duhet të shihet me seriozitet.

“Unë mund të them se Lampard ka bërë punë të jashtëzakonshme me Chelsea. Ata siguruan kualifikimin për LK sezonin tjetër dhe kanë qenë të suksesshëm në rifillimin e sezonit”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.

“Më pëlqen mënyra se si ata kanë luajtur”, ka shtuar trajneri i Bayern.

“Po të isha në anën tjetër, do të thoja se nuk kemi asgjë për të humbur dhe do të shkonim për gjithçka. Këtë pres nga Chelsea”, ishin fjalët e Flick.

Mbetet të shihet se si Hansi Flick dhe Bayern Munich do të organizojnë lojën, duke pasur parasysh epërsinë 3:0 që gëzojnë ndaj Chelsea. /Lajmi.net/